Flash

Protesta kundër Vuçiç, para kryeministrisë vendosen kangjella metalike

Lapsi.al 20 December 2021
Protesta kundër Vuçiç, para kryeministrisë vendosen

Policia ka nisur marrjen e masave për protestën që do të mbahet sot pasdite. Pas paralajmërimit për zhvillimin e tubimit kundër ardhjes së presidentit serb në Tiranë Aleksandër Vuçiç, para ambienteve të kryeministrisë janë vendosur kangjela metalike. Po ashtu njoftohet se mbi 2 mijë policë janë aktivizuar në terren.

Në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" janë vendosur flamuj të Maqedonisë së Veriut dhe të Serbisë dhe është marrë parasysh mundësia e djegies apo vandalizimit të tyre. Për këtë arsye shtyllat ku janë vendosur kamerat e sigurisë do të lyhen me graso, me qëllim që protestuesit të mos munden të ngjiten. Protesta e thirrur nga Berisha pritet që të nisë rreth orës 17:00 poshtë zyrës së Ramës, ndërkohë që grumbullimi do të nisë rreth një orë më parë në ambientet e oborrit të PD-së.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI