Flash

Rikthimi i protestave/ Rama shkul kërpudhën nga kryeministria

Lapsi.al 20 December 2021
Rikthimi i protestave/ Rama shkul kërpudhën nga kryeministria
Frika e protestës së Berishës e ka detyruar kryeministrin Rama të urdhërojë shkuljen e instalacionit të kërpudhës nga oborri i kryeministrisë. Bashkë me blindimin e portës kryesore dhe përforcimin e markizës mbi të forcat e sigurisë kanë hequr edhe verprën e autorit Carsten Holler. Gazetari i Lapsi.al që kaloi sot pranë kryeministrisë vërtetoi se ajo nuk ishte më aty. E gjithë kryeministria eishte e rrethuar me polici, vetura të uniformave blu dhe furgonë të blinduar.  Rreth 2000 forca policie jane aty për të siguruar rendin dhe sigurinë gjatë zhvillimit të protestës kundër presidentit serb Vuçiç, ndërkohë, që bulevardin “Dëshmorët e Kombit” janë vendosur flamujt e Maqedonisë së Veriut dhe të  Serbisë. Lexo me tej:

Ç’ka mbetur në kryeministri nga kërpudha e shkatëruar gjatë protestës së parë (foto)

Gjatë protestave të PD-së në shkurtit 2019 u shkatërrua kërpudha simbol në oborrin e kryeministrisë, vepër e artistit të preferuar të Ramës Carsten Holler. Në pamundësi për të hyrë brenda godinës manifestuesit e shkallm atë në 17 shkurt.   Kryeministri Edi Rama reagoi atehere në Tëitter: “KEPURDHA – Vepër e Carsten Holler,pjesë e një cikli të ekspozuar në disa muze,dhuruar Kryeministrisë pas një vizite në vendin tonë, që e ktheu artistin e famshëm bashkëkohor në një ambasador të Shqipërisë e shqiptarëve. Ndjesë Carsten,kjo s’është Shqipëria këta s’janë shqiptarët?, shkruajti Rama. Por kur Basha u shndërrua në zjarrfikës protestash pas qershorit 2019, kërpudha u rivendos sërish në korrik 2020. Përpos imponimit të shijeve të tij artistike ky veprim u interpretua si simbolik nga ana e kryeministrit: Ai shprehte njëkohësisht triumfin e vendosjes së normalitetit dhe mposhtjen e manifestimeve të dhunshme kundër regjimit të tij. Vepra e Carsten Hollerit dhe markiza e Phillipe Parrenos u shfaqën më pas për të shkruar fillimin e një politike të re, kur e bukura do të mbizotëronte mbi krimin, vjedhjen dhe abuzimet. Andi Bushati: Shkatërrimi i kërpudhës, si simbol i artit që fsheh krimin Rreth një vit e gjysëm më parë, kryeministri Rama gjatë një forumi në Salzburg ka rrëfyer dhe bisedën telefonike që ka patur me autorin e kësaj vepre, Carsten Höller, ky i fundit i ka propozuar që ta ndërtojë 25 % më të lartë “Kërpudhën”. Isha shumë i lumtur kur Carsten Höller më mori në telefon pas një muaji dhe më tha: “Kam një ide fantastike”. Sepse i thashë “duhet ta bëjmë prapë”. “Do e bëjmë prapë, por duhet ta ngremë 25% më lart, që kushdo që e prek ta dijë se do kthehet më e lartë. Kjo do i pengojë njerëzit që ta prishin kërpudhën, por nëse ia dalin, kërpudha do rritet”. Tani kur protestat i thërret jo më Basha por Berisha, Rama është detyruar ta shkulë sërisht për ta mbrojtur kërpudhën. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI