Flash

Trajneri donte ta përqafonte pas zëvendësimit, Vlahovic reagon keq: "Bëmë paqe, do të më paguajë një darkë"

Lapsi.al 20 December 2021
Trajneri donte ta përqafonte pas zëvendësimit, Vlahovic reagon

Tension i lartë mes teknikut të Fiorentinës Italiano dhe sulmuesit të tij kryesor Vlahovicit, në fund të Fiorentina-Sassuolo. Pasi u zëvendësua në minutën e 88-të për të mbrojtur barazimin, sulmuesi viola protestoi ashpër kundër trajnerit. Një reagim që nuk kaloi aspak pa u vënë re dhe që më pas trajneri e zvogëloi në fund të ndeshjes. "Në minutën e 88' nuk mund të lejosh një njeri të qendrojë mbi vijën e topit, do të ishim mbrojtur me dy burra - shpjegoi ai - Duhet të ishim të kujdesshëm dhe mungonte fare pak deri në fund. Tashmë kemi bërë paqe me Dusanin, ai do të më ofrojë një darkë”.

Gjithçka ndodhi pak minuta nga fërshëllima e trefishtë. I zëvendësuar nga Igor, Vlahovic u befasua nga zëvendësimi dhe nuk e fshehu zhgënjimin e tij duke u rikthyer në pankinë. Protesta të cilave Italiano iu përgjigj, duke u përpjekur të përqafojë lojtarin që sapo është larguar nga fusha, por në këmbim ka marrë një reagim mjaft të zemëruar nga sulmuesi. Situatë që, me siguri, të dy do ta kenë thelluar më pas sapo kanë zbritur në dhomat e zhveshjes dhe që tekniku më pas u përpoq ta sqaronte në intervistat në fund të ndeshjes, duke shpjeguar këndvështrimin e tij dhe duke i hedhur ujë zjarrit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI