Flash

“A e mbështet BE 'Ballkanin e Hapur'?”/ Varhelyi: Jam me ju, ecni përpara

Lapsi.al 21 December 2021
“A e mbështet BE 'Ballkanin e Hapur'?”/ Varhelyi: Jam

Komisioneri për zgjerimin në BE Olivér Várhelyi ka deklaruar se mbështet nismën e Ballkanit të Hapur, e madje ka ftuar edhe tre vendet e tjera të rajonit që të bëhen pjesë. Ishte kryeministri Rama ai që kërkoi nga Varhelyi një konfirmim nëse ka apo jo mbështetjen e BE për nismën. Pa ngurrim, Várhelyi shprehu mbështetjen për këtë iniciativë.

"Nuk është BE që doli me këtë nismë, por erdhi prej jush, tre aktorëve që shoh rreth tryezës dhe ju vazhduat të shtynit përpara edhe kur ne nuk arritëm që të tërhiqnim pjesëmarrjen e të gjithë partnerëve, sepse ju kuptuat rëndësinë e tregut rajonal dhe mënyrën sesi mund të përshpejtojë integrimin ekonomik. Ne mendojmë se ky është mesazhi më i mirë se rajoni mund të përçojë se jo vetëm se është gati për bashkëpunim rajonal por po e bën. Mund të më përfshini si mbështetës të Ballkanit të Hapur. I ftuar tre partnerët e tjerë t’i kthehen këtij bashkëpunimi rajonal” tha ai.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI