Flash

Basha është shkarkuar/ Berisha: Kemi vendosur ta njoftojmë me një letër

Lapsi.al 21 December 2021
Basha është shkarkuar/ Berisha: Kemi vendosur ta njoftojmë me

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë në konferencë për mediat nga selia e PD duke thënë se Komisioni i Përkohshëm i drejtimit të PD ka vendosur që të zbatojë vendimet e Kuvendit të 11 dhjetorit. Lideri historik i demokratëve bëri të ditur ditën e sotme se Lulzim Bashën do ta informojë përmes një shkrese me shkrim për shkarkimin e tij nga Kuvendi i 11 dhjetorit dhe referendumi i 18 dhjetorit.

Sipas Berishës, Komisioni i Rithemelimit të PD ka vendosur që njoftimi për shkarkimin, nga posti i kreut të Partisë Demokratike, të bëhet nëpërmjet një shkrese zyrtare.

“Sot komisioni i përkohshëm i drejtimit të PD-së ka vendosur të fillojë menjëherë nga puna për zbatimin e vendimeve të Kuvendit të 11 Dhjetorit të rithemelimit të PD-së. Gjerë më datë 22 mars të gjitha strukturat e kësaj partie duhet të shndërrohen në struktura të anëtarëve të PD-së të cilët do të vendosin me votën e lirë për drejtuesit e tyre, forumet e tyre. Kjo është një punë intensive. Komisioni vendosi t’i komunikojë deputetit Lulzim Basha vendimet supreme, të anëtarësisë së PD-së në aktin më historik të lirisë sikur ishte referendumi i datës 18. Ky akt ishte shkarkimi. Akt protokollar dhe jo detyrim. Deputetit Basha do i dërgohet një shkresë ku do të njoftohet me shkrim për këtë vendim”-tha ai.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI