Flash

Berisha thirrje deputetëve të PD: Kushdo që e ndjen veten të lirë të na bashkohet

Lapsi.al 21 December 2021
Berisha thirrje deputetëve të PD: Kushdo që e ndjen veten të

Në emër të Komisionit të rithemelimit të Partisë Demokratike, ish lideri Sali Berisha në një konferencë për mediat ka bërë thirrje deputetëve demokratë që të bashkohen me frymën e re të risjellë në selinë e PD-së.

Berisha  është shprehur se çdo deputet që e ndien veten të lirë dhe jo deputet i Lulzim Bravës është i lirë që të bashkohet me frymën e re, e cila do të sjellë dhe ndryshimin në Partinë Demokratike nga ajo që kemi parë në muajt e fundit.

“Deputeti Basha nuk mund të mendojë se do i shpëtojë referendumit. Anëtarët kanë vendosmëri absolute për zbatimin e këtij referendumi, dhe komisioni i përkohshëm do të bëjë punën e tij për zbatimin e tij. Ftoj çdo deputet të PD-së që e ndien veten deputet të kësaj force politike dhe jo të Lulzim Bravës, ftoj çdo deputet të PD-së që e ndjen veten njeri të lirë dhe jo të lançuar nga interesa të ndryshme, të vijë dhe të marrë dosjen e votimit, nga e gjitha ajo që është zgjedhur deputet dhe të marrë vendimet e duhura. Çdo akt në kundërshtim me këto vendime përbën një mungesë të plotë besnikërie, dhe politike ndaj atyre që kanë derdhur djersë për mandatin e asaj apo kësaj force. Do të gjejë një Parti Demokratike nga ajo që ka ekzistuar gjatë këtyre muajve, do të gjejë një parti të anëtarëve të lirë dhe i mirëpres ato”, la thënë Berisha.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI