Flash

Bie gota dhe thyhet gjatë fjalës së kryeministrit/ Rama: Syri i keq, lajm i mirë për “Ballkanin e Hapur”

Lapsi.al 21 December 2021
Bie gota dhe thyhet gjatë fjalës së kryeministrit/ Rama: Syri i

Gjatë kohës kur po zhvillohen bisedimet për “Ballkanin e Hapur” në Tiranë, një gotë ra dhe u thye. Incidenti ndodhi teksa kryeministri Edi Rama po i kalonte fjalën te Komisioneri për Zgjerimin e Jashtëm Oliver Varhelyi, i cili i është bashkuar bisedimeve online.

Rama e kaloi me batutë këtë situatë duke theksuar se pas kësaj syri i keq ka marrë një goditje dhe ky është një lajm i mirë për Ballkanin e Hapur.

“Ai ka qenë shumë në ndihmë në përcaktimin e korridoreve të gjelbërta. Oliver jeni miku më i mirë i të gjashtëve ne në Bruskel. Tani mund të flasësh tre të pranishmëve dhe atyre që mungojnë. Faleminderit. U thye një gotë. Në traditën tonë, syri i keq sa mori një goditje. E pamundur që të marrë veten. Kështu që është lajm i mirë për Ballkanin e Hapur”, u shpreh Rama.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI