Flash

FOTO/ Infantino promovonte Kupën e Botës: përfaqësuesi i Guamit nis 'gërrhitjen'

Lapsi.al 21 December 2021
FOTO/ Infantino promovonte Kupën e Botës: përfaqësuesi i

Kupa e Botës cdo dy vjet: është cështja që po shqetëson bisedat jo vetëm të direkt të interesuarve, por edhe tifozëve të të gjithë botës. FIFA insiston të bindë këdo se është më mirë kështu, por ka raste që edhe fjalët më intriguese të kthehen në ninullë, nëse gjumi të rëndon qepallat. Në samitin e Dohas, ku morën pjesë përfaqësues të të gjitha federatave të futbollit në botë, përmes një video konference, është bërë viral në rrjet, pikërisht nga fakti se përfaqësuesi i Guamit, ose ishullit të Oqeanit Paqësor perëndimor, i ndikuar nga rehatia e zyrës së tij, ëndërronte tjetër gjë, kur Infantino fliste.

Menaxherin dhe sekretarin e shoqatës lokale të futbollit, Marvin Iseke, e zuri gjumi gjatë “Samitit Botëror për të Ardhmen e Futbollit”. Fotoja e Iseke që flinte në kolltuk, ndërsa ai ishte live, kanë bërë xhiron e botës. Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, u kufizua të përgjigjet se i takon çdo federate të zgjedhë përfaqësuesit e saj, por Iseke edhe shumë faj nuk ka në këtë rast: në Guam ishte ora 1 e mëngjesit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI