Flash

Hap historik drejt zhvillimit: projekt gjigant i FSHF-së, 1 milion euro për futbollin e moshave

Lapsi.al 21 December 2021
Hap historik drejt zhvillimit: projekt gjigant i FSHF-së, 1 milion euro

Federata Shqiptare e Futbollit ka marrë ditën e sotme një vendim historik në lidhje me mbështetjen për futbollin e moshave në vend. Në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv që u zhvillua ditën e sotme në ambientet e Shtëpisë së Futbollit, u vendos që për ҫdo sezon futbollistik të gjithë futbollistët e ekipeve të moshave U-7 deri te U-19 do të përfitojnë bazën materiale për stërvitje dhe ndeshje falas nga FSHF.

Projekti parashikon mbështetjen sa më të madhe të futbollit të moshave, duke incentivuar dhe mbështetur ekipet, shoqatat dhe akademitë në punën e tyre për rritjen e futbollit shqiptar. Ky vendim ka një impakt direkt financiar te mbi 14 mijë familje shqiptare që kanë fëmijët e tyre në sistemin e skuadrave zinxhir. FSHF do të shpenzojë për këtë projekt madhor ҫdo vit 1 milionë euro.

Vendimi i marrë ditën e sotme në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv vjen pas disa projekteve të tjera që janë aplikuar në futbollin e moshave, siҫ është ai i topave të lojës me projektin Topi Yt, ku ҫdo skuadër futbolli në vendin tonë ҫdo sezon i merr ato nga FSHF. Zyrtarët e ndeshjeve, fushat e ndeshjeve dhe taksat e regjistrimit gjithashtu mbulohen nga institucioni futbollit në vend. Në të njëjtën kohë, Federata Shqiptare e Futbollit po vazhdon projektet për përmirësimin dhe rritjen e infrastrukturës futbollistike në vend duke investuar në shumë fusha e komplekse stërvitore në të gjithë territorin.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI