Flash

Klubet europiane fitojnë betejën me Afrikën: FIFA shtyn Kupën për në shtator, nga frika e Covid

Lapsi.al 21 December 2021
Klubet europiane fitojnë betejën me Afrikën: FIFA shtyn

Kërcënimi për të mos lejuar lojtarët të shkojnë për në Kupën e Afrikës, për shkak të përhapjes me shpejtësi të virusit Omicron dhe rregullave të karantinës së detyruar të vendosur nga disa shtete, kanë bërë që FIFA të dorëzohet përpara presionit europian, duke shtyrë turneun afrikan. Mungon vetëm zyrtarizimi, që pritet të vijë të mërkurën e 22 dhjetorit.

Tashmë është e sigurtë, Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka vendosur që të mos lejojë zhvillimin e turneut kontinental, që duhet të fillonte 9 janarin e ardhshëm në Kamerun, duke bërë që Kupa e Afrikës të shtyhet për në muajin shtator. Shkaku kryesor ishte imponimi i klubeve të mëdha europiane, anglezet të parat, që frikësoheshin për lojtarët e tyre dhe kohën e gjatë që do të detyroheshin të luanin pa ata në skuadër. Nga ana tjetër, FIFA dëshiron të shmangë mbivendosjen mes Kupës së Afrikës dhe Botërorit të Klubeve, që është planifikuar më datë 3-12 shkurt në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Kjo situatë çoi në thirrjen e një takimi urgjent të CAF (konfederatës afrikane) në Doha, por presidentët e federatave të ndryshme kombëtare afrikane nuk duan që të shtyjnë turneun, pavarësisht faktit që Patrice Motsepe, përfaqësuesi më i lartë i CAF (që është shumë pranë Infantinos) është i prirur drejt shtyrjes për në shtator. Ka shumë gjasa që pozicioni i tij të jetë ai që do të imponohet në fund, duke qenë se federatat afrikane kanë interes t'i mbajnë mirë mardhëniet me FIFA-n.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI