Flash

Komplikohet situate për Napolin: Insigne pozitiv me Covid e në izolim

Lapsi.al 21 December 2021
Komplikohet situate për Napolin: Insigne pozitiv me Covid e në izolim
Napoli nuk do të ketë Lorenzo Insigne për ndeshjen ndaj Spezias pasi ka rezultuar pozitiv për Covid-19. Kapiteni i të kaltërve nuk kishte marrë pjesë në stërvitjen e sotme për shkak të simptomave të lehta të gripit dhe më pas iu nënshtrua një tamponi të shpejtë që kishte dhënë një rezultat të dyshimtë, për këtë arsye sulmuesi kishte bërë edhe atë molekular, i cili dha rezultat pozitiv. Spalletti humbet kështu një armë sulmuese, edhe pse, pas problemit në pulpë që e kishte bërë të humbiste ndeshjen kundër Milanit, Insigne me siguri do ta kishte nisur nga pankina kundër Spezias. Ashtu si komunikohet nga klubi i Napolit, Insigne "do të kalojë periudhën e izolimit në shtëpinë e tij". KOMUNIKATA E DYTË KOMUNIKATA E PARË

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI