Flash

Londra anulon festimet për Vitin e ri, rrezikohen edhe në Nju Jork për shkak të Omicron

Lapsi.al 21 December 2021
Londra anulon festimet për Vitin e ri, rrezikohen edhe në Nju Jork

Londra ka anuluar festimet e planifikuara për Vitin e ri për shkak të rritjes drastike të rasteve të variantit Omicron. Lajmi është njoftuar nga kryebashkiaku laburist i Londrës, Sadiq Khan, sipas të cilit infeksionet kanë arritur nivele rekord në kryeqytetin britanik

“Me infeksionet Covid-19 në nivele rekord në qytetin tonë dhe në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, unë jam i vendosur të bëj gjithçka që është e mundur për të ngadalësuar përhapjen e variantit të ri dhe për të siguruar që shëndeti publik të mos mbingarkohet nga ky dimër. Kjo do të thotë se ne nuk do të organizojmë më festimin e Vitit të Ri me 6500 persona në sheshin Trafalgar”, njoftoi ai.

Ai tha se qendër e festimeve të Vitit të Ri në Londër do të jetë një spektakël i shkëlqyer që do të transmetohet live në BBC dhe do të nxjerrë në pah momentet kryesore të vitit 2021.

Të këshilluara

Vlera e monedhës turke bie sërish

Vlera e monedhës turke, lira ra për 5 për qind të hënën kundrejt dollarit amerikan. Rënia e lirës turke vjen një ditë pasi presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan...

12:38

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI