Flash

Mesazh nga Kina për Krishtlindje, Zhang krenar për Inter: "Komplimenta Inzaghit e skuadrës, në rrugën e duhur"

Lapsi.al 21 December 2021
Mesazh nga Kina për Krishtlindje, Zhang krenar për Inter:

"Dua të përgëzoj Inzaghin dhe ekipin për vendin e parë në renditje. Të vazhdojmë kështu, Interi është një familje. Kjo është rruga e duhur për të marrë kënaqësi të tjera." Ky është mesazhi që Steven Zhang i dha botës zikaltër me rastin e urimit të Krishtlindjes, në një lidhje nga Kina. Të pranishëm Marotta, Antonello, Inzaghi dhe Lautaro që përfaqësojnë ekipin si dhe të gjithë punonjësit. “Faleminderit të gjithëve, së bashku e kemi rikthyer Interin te suksesi pas kaq shumë vitesh”, janë fjalët plot krenari të presidentit të Interit, përcjellë nga “Gazzetta dello Sport”. Zhang, i cili sot mbush 30 vjeç, mezi pret të kthehet në Itali dhe të përqafojë sërish Interin e tij.

Ka folur gjithashtu edhe Simone Inzaghi: "Faleminderit të gjithëve për mënyrën se si u prita në këtë familje. Falënderimet e mia shkojnë për presidentin, për mundësinë që më dha të jem këtu si trajneri i Interit - tha trajneri zikaltër -. Rezultatet po vijnë, tani ne duam ta mbyllim vitin me një fitore”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI