Flash

Përdhunoi të bijën, Gjykata e Apelit në Tiranë dënon me 15 vite burg babain

Lapsi.al 21 December 2021
Përdhunoi të bijën, Gjykata e Apelit në Tiranë

Gjykata e Apelit Tiranë ka dënuar me 15 vite burg Qirjako Nakucin, i cili akuzohet se ka abuzuar seksualisht dhe ka dhunuar fizikisht vajzën e tij të mitur. Ngjarja ka ndodhur në gusht të vitit 2018, ku shtetasja me iniciale J.N, ka akuzuar babai, se për një kohë të gjatë, ka ushtruar dhunë psikologjike, fizike dhe seksuale.

“Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë,  me vendimin nr. 2923  datë 19.12.2019 ka vendosur:

  • Deklarimin fajtor të të pandehurit Q.N për veprën penale të “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe në bazë të nenit 100/1 të K.Penal, dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
  • Deklarimin fajtor të të pandehurit Q.N për veprën penale të “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari”, dhe në bazë të nenit 106 të K.Penal,  dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.
  • Në zbatim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, e dënon të pandehurin Q.N me një dënim të vetëm prej 15 (pesëmbëdhjetë) vjet  burgim.
  • Vuajta e dënimit për të pandehurin fillon nga dita e ndalimit te tij, të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
  • Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga i pandehuri  me iniciale Q.N, i cili  kërkoi  pafajësi, duke pretenduar se faktet për të cilat akuzohet janë sajim i viktimës dhe ish bashkëshortes por që gjykata la në fuqi vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë”,-njofton gjykata.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI