Flash

Video/ Juventus e mbyll vitin me fitore: Champions është më pranë, Genoa pengon Atalantën

Lapsi.al 21 December 2021
Video/ Juventus e mbyll vitin me fitore: Champions është më

Juventus e mbyll me një fitore vitin 2021 dhe fazën e parë në Serie A: 2-0 në Stadium kundër Cagliarit. Protagonisti i mbrëmjes Moise Kean, pranë golit që në minutën e 10' me shtyllën e goditur me kokë dhe më pas atë fituese në të 40', duke devijuar një goditje të Bernardeschi në portë. Në pjesën e dytë ritmi ra dhe Cagliari për pak sa nuk barazoi fillimisht me Dalbert dhe më pas me Joao Pedro, por në të 83' erdhi dyfishimi i Bernardeschit.

Juventus mposht Cagliarin 2-0 dhe Allegri arrin Capellon në numrin e fitoreve si trajner në Serie A (252), por me mbi 40 pankina më pak. Pas goditjes së shtyllës, Kean shënjestroi portën në minutën e 40 me një asist të Bernardeschit. Dyfishimi erdhi në pjesën e dytë: një asist i Kulusevskit dhe një diagonale e majtë nga Bernardeschit, që shënoi golin e parë pas 513 ditësh. Juventus arrin kështu suksesin e dhjetë në 11 ndeshjet e fundit kundër sardëve dhe arrin në kuotën 34, katër pikë nga Atalanta e vendit të katërt, e bllokuar në 0-0 nga Genoa.

GENOA 0-0 ATALANTA

Atalanta nuk arrin të ngrihet pas humbjes në shtëpi me Romën dhe skuadra e Gasperinit ngadalëson përsëri, me një 0-0 në Marassi kundër Genoas. Pikët e lëna kanë favorizuar Juventus, që është tani vetëm katër pikë larg. Për Shevchenkon, nga ana tjetër, pika e dytë në shtatë ndeshje në pankinën ligure dhe një hap i vogël përpara në renditje (parakalimi i Cagliarit në vendin e tretë nga fundi). Bergamaskët bënë lojën, por Grifonët ngrenë murin difensiv dhe rezultati është një lojë pa emocione të mëdha.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI