Flash

FIFA po anonte nga klubet europiane, presidenti i Caf i prerë: "Kupa e Afrikës do të zhvillohet rregullisht"

Lapsi.al 22 December 2021
FIFA po anonte nga klubet europiane, presidenti i Caf i prerë: "Kupa e

Asnjë shtyrje apo anulim. Kupa e Kombeve të Afrikës 2022 do të zhvillohet në datat e saj origjinale. Patrice Motsepe, president i Konfederatës Afrikane, konfirmoi turneun në janar-shkurt në Kamerun, pavarësisht emergjencës Covid që shqetëson disa klube evropiane. "Unë do të mbërrij në Kamerun më 7 janar për të parë të luhet futboll. E do të jem në stadiumin Olembé në datën 9 me familjen time për të marrë pjesë në ndeshjen hapëse Kamerun-Burkina Faso", deklaroi numri një i CAF, pas një takimi me kreun e shtetit të Kamerunit, Paul Biya.

Varianti Omicron është një sfidë e madhe, askush nuk do të pranohet në ndeshje pa tampona”, shtoi Motsepe, duke konfirmuar vendimin e organizatorëve për detyrimin e vaksinimit dhe testimit për të hyrë në stadium. Presidenti i Caf foli për mediat, së bashku me presidentin e ri të Federatës së Futbollit të Kamerunit, ish-sulmuesin e Barcelonës dhe Interit, Samuel Eto'o. “Do të jem edhe unë në dorëzimin e trofeut nga ana e Eto’o”, vazhdoi Motsepe.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI