Flash

Laçi kthehet aty ku nisi vrapin: Kastrioti nuk mund t'i prishë festën

Lapsi.al 22 December 2021
Laçi kthehet aty ku nisi vrapin: Kastrioti nuk mund t'i prishë

Kundër Kastriotit nisi rikuperimi fantastik i Laçit, që nga zona e rënies nga kategoria me dy pikë në 5 ndeshje vrapon tani me 19 pikë në tetë ndeshje me Josën, për një vend të tretë të cilin bardhezinjtë kërkojnë ta ruajnë e të shkojnë në festa me entuziazmin e duhur për ta rifilluar. Asnjë problem formacioni për bardhezinjtë, që vazhdojnë ti kenë në dispozicion të gjithë lojtarët. Mazrekaj luajti 79 minuta kundër Egnatias dhe pavarësisht zëvendësimit nga Turkaj tregoi se është në gjendje të ketë 90 minuta në këmbë. Dyshimi i vetëm i Josës është se ngjeshja e ndeshjeve mund ti japë shqetësim muskular kosovarit, pas lodhjes në kofshë që ndjeu para ndeshjes me Tiranën e në këtë rast hapësira do të jetë për Zikon.

Për pjesën tjetër, tekniku i ka zgjedhjet të qarta. Me Dajsinanin mes shtyllave Roganovic, Ignjashevic, Malota e Velkoski formojnë një linjë defensive që ka pësuar vetëm tre gola në 9 ndeshjet e fundit. Deliu e Shehu japin garanci për të filtruar aksionet e rrezikshme, me mbulimin në ¾ ndërsa Lushkja bashkë me Zarubicën e një mes Mazrekajt e Zikos do të mbështesin Guindon, që vazhdon të shënojë me rregullsi. Qendërsulmuesi kundër Egnatias shënoi golin e tetë në kampionat, duke dueluar në distancë me Seferin e Tiranës, pasi ka fituar garën e shtëpisë me Zarubicën që është në kuotën 6.

Kështu, Laci kërkon fitoren e pestë radhazi, për të mbyllur vitin në mënyrën më të mirë e për të pritur pastaj rezultatet e rivalëve ku derbi në Tiranë e sfida në Loro Borici mund ti japin dhuratë edhe më të bukur se thjesht fitorja me Kastriotin për festa…

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI