Flash

Mendy paska qenë i frikshëm, rastet bëhen 7: mbrojtësi i Manchester City akuzohet për një tjetër përdhunim

Lapsi.al 22 December 2021
Mendy paska qenë i frikshëm, rastet bëhen 7: mbrojtësi i

Situata vazhdon të përkeqësohet për Benjamin Mendy, i burgosur në Liverpool që prej datës 27 gusht, me akuzën e përdhunimit dhe abuzimit ndaj 5 femrave, mes tyre edhe një minorene. Lojtari i Manchester City është akuzuar për një tjetër rast përdhunimi, i shtati: rasti i agresionit seksual, i ngjitet në tetë numrin e krimeve për të cilat akuzohet francezi. Futbollisti doli të mërkurën përpara Gjykatës së Chester Croën për një seancë dëgjimore përpara gjyqit më 24 janar 2021.

Krimet e pretenduara, janë kryer mes tetorit 2020 dhe gushtit 2021, të gjitha në shtëpinë e tij në Prestbury, Cheshire, kur në teori Mendy, i marrë në pyetje një vit më parë dhe më pas përsëri janarin e kaluar, ishte tashmë në liri të kushtëzuar, me ndalimin e organizimit të festave me më shumë se katër persona në shtëpi. Një ndalim i parespektuar nga kampioni francez i botës, i cili përkundrazi ftoi mysafirë të ndryshëm në gusht, duke nxitur kështu autoritetet të vazhdojnë me arrestimin. Lojtari, i cili u pezullua menjëherë nga City dhe deri më tani ka mohuar çdo keqbërje, përballet me një dënim të gjatë, deri në 19 vjet burg.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI