Flash

Salernitana ndryshon renditjen e Serie A: nëse përjashtohet, zerohen pikët e takimeve në ndeshjet e tyre

Lapsi.al 22 December 2021
Salernitana ndryshon renditjen e Serie A: nëse përjashtohet, zerohen

Rreziku ekziston dhe do të ishte një precedent i bujshëm: Salernitana mund të përjashtohet, duke lënë Serie A me 19 ekipe. Në atë moment, do të zeroheshin të gjitha rezultatet e marra nga kampanët gjatë fazës së parë, me avantazhe të padiskutueshme për skuadrat që nuk arritën të fitonin kundër granatave dhe që janë Venecia dhe Genova (të vetmet që humbën kundër Salernitana) dhe Verona e Cagliari (që barazuan). Të gjithë të tjerët do të përfundonin me tre pikë më pak.

Kampionati i Serie A atëherë do të deformohej dhe pothuajse të gjithë shpresojnë që përjashtimi të jetë një hipotezë larg nga të qënit konkrete. Nuk do të ndryshonte shumë në renditjen e lartë të kampionatit, ndërkohë që avantazhe të mëdha do të vinin për Veronën, e cila do të gjendej në mes të tabelës, Venecia që do ta mbante edhe më larg zonën e rënies dhe Cagliari që do të shkurtonte distancën nga Spezia.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI