Flash

Te Inter ka lojtarë që duken në disproporcion në bilanc: Financa po heton mbi klauzolat e "recompra"

Lapsi.al 22 December 2021
Te Inter ka lojtarë që duken në disproporcion në bilanc:

Sekuestrimet edhe në dispozitivët informatikë janë kryer një ditë më parë, në kërkim të e-maileve dhe mesazheve midis menaxherëve, drejtuesve dhe punonjësve në lidhje me transferimet dhe shkëmbimet e lojtarëve midis viteve 2017 dhe 2019,pjesë e hetimin milanez për kontabilitet të rremë në klubin e Inter dhe në lidhje me dyshimet shitjet "e fryra" për të 'zbukuruar' llogaritë. Ndër temat e hetimit janë kontratat e fituara nga Gdf në hetimin e prokurorëve Cavalleri dhe Polizzi, me klauzolën “recompra”: shitje dhe riblerje vitin e ardhshëm të të njëjtit lojtar. Në veçanti, duhen analizuar operacionet me vlerat e sportistëve që duken dukshëm joproporcionale.

Në veçanti, në kontratat me një klauzolë "riblerje", e përhapur gjerësisht në operacionet e transferimeve, një klub shet një lojtar që gjeneron një fitim kapital për atë vit dhe më pas riblen të njëjtin lojtar me një çmim më të lartë vitin e ardhshëm, megjithatë duke amortizuar kostot dhe duke i përhapur ato gjatë disa viteve, ndërsa ekipi që e shiti, nga ana tjetër, vendos në bilanc një plusvalencë.

Me sa është mësuar, duke qenë se në këto hetime mbetet vështirësia e vlerësimit të vlerave reale të lojtarëve, pasi nuk ka kritere të sakta, hetimi milanez - në të cilin dokumente, kontrata, transaksione bankare janë sekuestruar për një duzinë riblerjesh, shitjesh dhe shkëmbimesh - do të përqendrohen në ato transaksione në të cilat lojtarët janë vlerësuar për një shifër që duket "dukshëm disproporcionale" me vlerat reale.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI