Flash

Armë pa leje dhe baste të paligjshme, arrestohen në flagrancë 3 të rinj në Korçë

Lapsi.al 23 December 2021
Armë pa leje dhe baste të paligjshme, arrestohen në

3 shtetas kanë rënë në pranga për vepra të ndryshme penale në Korçë. Policia bën me dijes se janë arrestuar K. H., 36 vjeç R. Xh., 29 vjeç dhe E. Xh., 26 vjeç. Këta shtetas akuzohen për prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe vendosjen e basteve sportive.

Materialet i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore e Pogradec e Korçë për veprime të mëtejshme.

 

"Vihen në pranga 3 shtetas për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Prishja e qetësisë publike” të shtetasit K. H., 36 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi në oborrin e banesës së tij, ky shtetas ka prishur qetësinë publike duke qëlluar në ajër, me armë gjuetie (çifte) që e posedonte pa leje, e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, kryer në bashkëpunim, të shtetasve R. Xh., 29 vjeç dhe E. Xh., 26 vjeç, banues në fshatin Orman, Maliq, pasi në këtë fshat, gjatë kontrollit që shërbimet e policisë ushtruan në lokalin e tyre, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një celular i markës “Samsung A6”, i cili dyshohet se përdorej nga këta shtetas për vendosjen e basteve sportive.

Materialet i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore e Pogradec e Korçë për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI