Flash

Putin: Nuk duam konflikt me Perëndimin dhe Ukrainën

Lapsi.al 23 December 2021
Putin: Nuk duam konflikt me Perëndimin dhe Ukrainën

Rusia dëshiron të shmangë konfliktin me Ukrainën dhe Perëndimin, sipas një deklaratë të presidentit rus Vladimir Putin, duke kërkuar një përgjigje “të menjëhershme” nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj ndaj kërkesës së Moskës për garanci të sigurisë, shkruan Reuters.

Putin tha se Rusia kishte marrë një përgjigje pozitive ndaj propozimeve të sigurisë që i dorëzoi Shteteve të Bashkuara këtë muaj dhe se negociatat do të fillonin në fillim të vitit të ardhshëm në Gjenevë.

“Shpresoj se zhvillimi i situatës të vazhdojë të jetë pozitiv,” tha ai.

Rusia ndërkohë ka hedhur poshtë akuzat e Ukrainës dhe të SHBA-së se për një pushtim të mundshëm të Ukrainës.Vendi gjithashtu ka deklaruar se kërkon disa premtime nga Perëndimi – duke përfshirë një premtim për të pezulluar aktivitetet ushtarake të NATO-s në Europën Lindore – sepse siguria e saj kërcënohet nga lidhjet në rritje të Ukrainës me aleancën perëndimore dhe nga mundësia që NATO-s të mbrojë territorin ukrainas.

Të këshilluara

Ashpërsohen tonet mes Rusisë dhe NATO-s

Në konferencën vjetore për mediat në Moskë të enjten (23.12.), presidenti Putin pritet të flasë edhe për konfliktin në Ukrainë. Por aktualisht nuk ka shenja të ...

08:25

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI