Flash

Shkëmbim mes të padëshiruarve të Arsenal e Barcelonës: Aubameyang blaugrana e Coutinho në Premier

Lapsi.al 23 December 2021
Shkëmbim mes të padëshiruarve të Arsenal e Barcelonës:

Në skuadrat e tyre askush nuk i do e atëherë ka lindur idea: Arsenal i ka propozuar Barcelonës një shkëmbim lojtarësh. Sipas Daily Express, është në tratativa shkëmbimi mes sulmuesit francez të Gunners, Aubameyang dhe Coutinhos së blaugranave. Mesfushori brazilian, që është gjithashtu në orbitën e Newcastle dhe Tottenham, ka lënë të kuptohet se opsioni Arsenal mund të jetë në dëshirën e tij.

E ndërkohë, në merkaton e janarit katalanasit duket se kanë ndërmend të jenë aktivë, për të ndryshuar disi sezonin e vështirë. Ferran Torres është një tjetër lojtar që mund të mbërrijë në Spanjë nga Premier League dhe lajmin e ka konfirmuar vetë Pep Guardiola. "E di që ata janë duke negociuar dhe se ai është afër blaugranave, por ata ende nuk më kanë thënë se është zyrtare. I zhgënjyer nëse ai do të largohet? Jo, jam i lumtur për të," tha menaxheri i Manchester City.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI