Flash

Apartamente dhe llogari bankare, prokuroria sekuestron pasurinë e dy personave në Vlorë

Lapsi.al 24 December 2021
Apartamente dhe llogari bankare, prokuroria sekuestron pasurinë e dy

Gjykata e Vlorës ka vendosur masën sekuestro preventive për dy persona, të akuzuar për “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Në sekuestro kanë përfunduar dy apartamente në lagjen 1 Maji në Vlorë, si edhe disa llogari bankare. Mësohet se një prej personave ndaj të cilës është dhënë vendimi i sekuestros, Xhevahire Biraçi dhe djali i saj Olti Biraçi.

Pronat e sekuestruara:

  1. Pasuria e paluajtshme: Apartament banimi me sip 41.3 m2, në lagjen “1 Maji”, rruga Transballkanike, Vlorë me blerës shtetasen Xh. B.
  2. Pasuria e paluajtshme: Apartament banimi me sip 41.3 m2, në lagjen “1 Maji”, rruga Transballkanike, Vlorë me blerës shtetasen Xh. B.
  3. Pasuri e luajtshme, llogari bankare prane Raiffeisen Bank me gjendje 2.365,306.44 lekë; llogari bankare me gjendje 17,847.80 euro, llogari bankare me gjendje 780.51 USD, në emër të shtetasit O. B.
  4. Pasuri e luajtshme, llogari bankare prane OTP Bank, në monedhën Euro me balancë 11,999.06 euro, në monedhën Lek me balancë 640,041.32 lekë në emër të shtetasit O. B.
  5. Pasuri e luajtshme, llogari bankare prane UNION BANK, në monedhën EURO, me balancë 9000 EURO , në emër të shtetases Xh. B.
  6. Pasuri e luajtshme, llogari bankare prane Bankes Kombetare Tregtare (BKT), me balance 861,386.17 lekë, në emër të shtetases Xh. B.

Të këshilluara

Çekia shtrëngon masat kundër COVID-19

Republika Çeke ka një muaj që është në gjendje të jashtëzakonshme të shpallur nga qeveria më 25 nëntor, për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19, duke rikthy...

09:25

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI