Flash

Bayern hap 'thesin' e Krishtlindjes: 50 milionë për një brazilian e 75 për Haaland

Lapsi.al 25 December 2021
Bayern hap 'thesin' e Krishtlindjes: 50 milionë për një

Një javë nga nisja e merkatos së dimrit – në Angli, Gjermani dhe Francë, ndërsa në Itali dhe Spanjë fillon më 3 janar – rikthehet në qendër të vëmendjes sulmuesi norvegjez Erling Haaland, më i dëshiruari për ata që mund ta përballojë, por të cilin Borussia Dortmund përpiqet ta frenojë. Tabloidi gjerman Bild intervistoi CEO-n e Bayern Munichut, Oliver Khan, i cili theksoi se Haaland ka një lidhje me Dortmundin deri në vitin 2024 "por ai mund të largohet nga Borussia në verë për 75 milionë euro".

Një shifër e përballueshme, ajo e klauzolës së lirimit, edhe për Bayernin e fuqishëm dhe të pasur, ndonëse së fundmi presidenti i klubit, Herbert Hainer, deklaroi se në skuadër kanë “sulmuesi më i mirë në botë”, Robert Lewandowski. Ndërsa te Borussia përpiqen ta mbajnë kampionin norvegjez, duke i propozuar një pagë të dyfishuar, në vijën e parë për ta çuar në shtëpi, sipas Bild, janë Real Madrid dhe skuadrat e Manchester, City dhe United.

Sipas TNT Sports Brasil, Bayern Munich ndërkohë ka gati 50 milionë euro për të nënshkruar me Raphinhan, talentin brazilian të Leeds të Bielsas. Problemi i rinovimit me Coman, i ka shtyrë bavarezët të gjejnë një zgjidhje alternative për rolin e sulmuesit anësor.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI