Flash

Chelsea e Tottenham, derbi për de Ligt: Barcelona i ofron Juventusit dy lojtarë

Lapsi.al 25 December 2021
Chelsea e Tottenham, derbi për de Ligt: Barcelona i ofron Juventusit dy

Fjalët e menaxherit të tij Mino Raiola dhe ato të Arrivabene, e bënë të qartë se e ardhmja e Matthijs de Ligt për Juventusin është gjithnjë e më e pasigurt. Sipas raportimeve të 'Sport', Chelsea dhe Tottenham janë gati për të përfunduar marrëveshjen me Juventusin që në merkaton e ardhshme të transferimeve në janar dhe, nga ana tjetër, Barcelona gjithashtu ka kontaktuar me stafin e hollandezit. Për katalanasit, megjithatë, operacioni është i ndërlikuar për shkak të pagës së qendërmbrojtësit.

De Ligt ka një klauzolë zgjiedhje kontrate prej 150 milionë eurosh, por Juventus e di se kjo shifër është përtej çdo mundësie në treg. Një çmim afër 50 milionë është më i besueshëm. Barça, sipas portalit "Todofichajes.com" e do me çdo kusht pasi është një lojtar i preferuar i trajnerit të ri Xavi dhe katalanasit janë të gatshëm t'u ofrojnë bardhezinjve dy lojtarë në këmbim të holandezit, më saktë qendërmbrojtësin francez Lenglet dhe sulmuesin holandez Depay.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI