Flash

Nigeria kërkon Mourinho si trajner, impenjohet edhe ministri: "E kemi kontaktuar"

Lapsi.al 25 December 2021
Nigeria kërkon Mourinho si trajner, impenjohet edhe ministri: "E kemi

Nigeria, në kërkim të një trajneri për Kupën e Afrikës të muajit të ardhshëm, vendosi t'i ofronte pankinën José Mourinhos, i cili sipas asaj që mësohet e ka refuzuar ofertën. "Po, sigurisht, e kemi diskutuar me Mourinhon. Nuk mund t'ju them se nuk kemi biseduar me të, sepse e kemi bërë - tha Amaju Pinnick, president i Federatës lokale të futbollit -. Edhe ministri ynë i sportit foli me të, nuk mendoj se ka diçka të gabuar këtu”.

Sipas raportimeve të gazetës 'This Nigeria' si në edicionet e shtypura ashtu edhe në ato online, nigerianët për të pasur Special One ishin të gatshëm t'i jepnin edhe një kontratë të përkohshme, vetëm për kompeticionin kontinental, por duket se portugezi ka refuzuar propozimin. Kështu, vëmendja u zhvendos tek një tjetër portugez, ai José Peseiro, i cili tashmë në nivel kombëtar ka udhëhequr Arabinë Saudite dhe Venezuelën: "Ai është një kandidat i fortë dhe një menaxher i rëndësishëm", pranoi Pinnick.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI