Flash

Rama jep lajmin: S'ka më kontroll fizik të automjetit kur ndërron pronësia

Lapsi.al 25 December 2021
Rama jep lajmin: S'ka më kontroll fizik të automjetit kur

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm për drejtuesit e mjeteve. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Rama bën me dije se DPSHTRR ka hequr përfundimisht detyrimin e kontrollit fizik të automjetit kur ndërron pronësia.

Kreu i qeverisë thotë se vetëm nga kjo lëvizje u kursehen qytetarëve mbi 90 mln lekë dhe mbi 30,000 orë pritje në vit.

"Falë rimarrjes në administrim shtetëror këtë vit të Kontrollit Teknik dhe ndërveprimit të sistemeve informatike, të cilat me vite ishin dhënë me një koncesion alla nongrata, Çertifikata e Kontrollit Teknik të DPSHTRR heq përfundimisht detyrimin e kontrollit fizik të automjetit kur ndërron pronësia. Eliminohen 60 mijë kontrolle fizike të automjeteve në vit", shkruan Rama.

Kujtojmë se prej një viti, që nga fund i i dhjetorit 2020, kontrolli teknik i kaloi shtetit kontretisht DPSHTRR, pasi përfundoi kontrata koncesionare me SGS Automotiv Albania.

Të këshilluara

Parashikimi i motit: Rriten temperaturat

Sipas MeteoAlb: Deri pasdite situata meteorologjike në vendin tonë vijon me kthjellime por ngrica sidomos në gjysmën lindore të Shqipërisë. Parashikohet që këto...

08:14

Arrestohen zyrtarë të tatimeve në Berat

Dy inspektorë, njëri prej tyre i Tatimeve janë arrestuar në Berat në kuadër të dy operacioneve të koduara “Tatimet” dhe “Stop”. Në kuadër të operacionit “Tatime...

14:45

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI