Flash

Ultrasit e kërcënuan, Acerbi hap 'luftën' me Curva Nord: “2022 im është akoma këtu”

Lapsi.al 25 December 2021
Ultrasit e kërcënuan, Acerbi hap 'luftën' me Curva

“Njeri pa nder, largohu nga Roma menjëherë” ka qenë thelbi i deklaratës së ashpër të Curva Nord të ultrasve të Lazios ditët e fundit, por mbrojtësi bardhekaltër nuk dëgjon nga ai vesh dhe gjatë një interviste për Sky Sport siguron: “2022 ime është sërish te Lacio.” “Kam pasur dëshirën të shkoja të luaja në Premier League – shtoi ai – do të më pëlqente, pse jo, do të kisha shkuar me kënaqësi”.

“Nuk kam menduar se në cilin ekip, por është kampionati më i mirë në botë. Duke parë ndeshjet, edhe atmosferën dhe mënyrën se si luajnë, përballja me atë kampionat duhet të jetë shumë emocionuese. Është sigurisht një kampionat shumë magjepsës”, vijoi Acerbi, i cili iu rikthye edhe lumturisë për triumfin në kampionatin europian në verë: “Është një kënaqësi që do ta mbajmë gjithë jetën. Mendimi se kemi fituar një kampionat europian është fantastik, por është edhe mendimi për të mbërritur në Kupën e Botës: kanë mbetur edhe tre muaj, tani po shijojmë Krishtlindjet me familjen".

Playoffi i marsit? “Tani nuk e mendoj. E mendova te shorti, që nuk ishte i lehtë, por meqë duhen ende muaj, kanë mbetur ndeshje të tjera, është kampionati ku duhet të fokusohemi. Kur të vijë koha do të kemi mundësinë për të menduar për këtë", përfundoi ai.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI