Flash

Kriza energjetike në Kosovë, Kurti fajëson qeveritë e kaluara: E lanë vendin në terr

Lapsi.al 26 December 2021
Kriza energjetike në Kosovë, Kurti fajëson qeveritë e

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së foli për krizën energjetike që ka përfshirë vendin.

Sipas Kurtit përgjegjës për këtë situatë janë qeveritë e kaluara , pasi sipas tij e kanë lënë Kosovën në vështirësi.

Po ashtu , ai theksoi se e ka gjetur shtetin përtokë dhe të papërgatitur për sfidat e shek.21.

Ndërsa bëri me dije se vitin e ardhshëm qeveria do të dalë me propozime afatgjata për zgjidhjen e problemit të energjisë elektrike.

“Në kohën që po e mbajmë këtë mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm po përballemi edhe me një sfidë tjetër një krizë energjetike të shkaktuar sa nga faktorë të jashtëm jashtë kontrollit tonë po aq nga mungesa e vizionit për të marrë vendime për të ardhmen nga ata që qeverisën për dy dekada. Derisa kërkesa për energji është rritur çdo vit, prodhimi nga KEK-u ka mbetur i njëjtë e ndërkohë ka pasur edhe vjedhje edhe vendime te gabuara që e kanë sjellë sektorin energjetik buzë kolapsit. Unë e kuptoj frustrimin e qytetarëve me mungesën e energjisë elektrike, më besoni se edhe unë jam i frustruar, por le të jetë ky një rikujtim për gjendjen në të cilën ata që qeverisën për dy dekada na lanë shtetin sepse si njerëz të territ që ishin që punët i bënin natën e larg syrit të qytetarëve ata s’kishin se si ta lenin Kosovën ndryshe pos në terr, por ajo epokë ka përfunduar. Rrugëtimi që kemi filluar së bashku është me plot sfida por do të na dërgojë në ditë më të mira”, ka thënë Kurti.

 

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI