Flash

Balla i përgjigjet Sali Berishës: Darkë me Bashën? Nuk kam qenë kurrë

Lapsi.al 27 December 2021
Balla i përgjigjet Sali Berishës: Darkë me Bashën? Nuk kam

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka sqaruar këtë të hënë deklaratat e ish-kryeministrit Berisha se ka qenë në një darkë me kreun e PD, Lulzim Basha. Balla i ka hedhur poshtë akuzat e ish-liderit të PD-së. Sipas tij me Bashën janë bërë bashkë në një fatkeqësi të ndodhur në familjen e një personi të njohur për të dy. Në një komunikim me gazetarët, deputeti socialist mohoi deklaratat për darkën sekrete dhe tha se gjithçka është shpifje.

“E para unë dua të sqaroj asnjëherë në jetën time nuk kam qenë në një darkë me zotin Basha. Ajo që është thënë nga Sali Berisha është një rishfaqje e 30 viteve të Sali Berishës. Është e pakuptimtë që për një person ‘non grata’, vazhdon e merr vëmendje publike, Unë mendoj se SHBA shpalljen ‘non grata’ e kanë bërë me fakte dhe si një nevojë për të çliruar PD-në dhe Shqipërinë nga negativiteti i Berishës në këto 30 vite”, u shpreh Balla.

Më tej Balla sqaroi se me Lulzim Bashës është takuar vetëm në gjykatë pasi e ka paditur për shpifje. Ai theksoi se komunikimi është shumë institucional dhe secila nga palët mbron interesin që përfaqëson.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI