Flash

Barcelona bën blerjen e parë: Ferran Torres kalon vizitat mjekësore, 55 milionë euro për City

Lapsi.al 27 December 2021
Barcelona bën blerjen e parë: Ferran Torres kalon vizitat

Barcelona është vërtetë në krizë financiare, por situata në renditje nuk e lejon të qendrojë pa lëvizur. Kështu, blerja e parë është konkretizuar në Katalonjë, me Ferran Torres që ka kaluar kontrollet mjekësore me Barcelonën. Sulmuesi 21-vjeçar, i ardhur nga Manchester City, tashmë i ka kaluar testet e zakonshme dhe së shpejti do të nënshkruajë kontratën që do ta lidhë atë me klubin blaugrana deri në qershor të vitit 2027. Lojtari spanjoll tha se ishte "shumë i lumtur" me transferimin e tij te Barça, siç raporton Mundo Deportivo. Për ta blerë atë, katalanasit do t'i paguajnë Manchester City 55 milionë euro plus bonuse.

Ferran Torres tani mund ta konsiderojë veten një lojtar të Barcelonës. Sulmuesi spanjoll pasi mbërriti në Katalonjë mëngjesin e sotëm, i'u nënshtrua ekzaminimeve rituale mjekësore dhe sipas shtypit vendas, do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare e gjysmë me Blaugranat. Prezantimi zyrtar i nënshkrimit të ri të blaugranave është parashikuar të bëhet nesër.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI