Flash

Dhurata e fundvitit për Liverpool vjen nga infermieria: katër të shëruar nga Covid

Lapsi.al 27 December 2021
Dhurata e fundvitit për Liverpool vjen nga infermieria: katër të

Lajme të mira për Jurgen Klopp në prag të ndeshjes së kampionatit kundër Leicester: Thiago Alcantara, Fabinho, Virgil Van Dijk dhe Curtis Jones kanë dalë nga tuneli i Covid dhe janë gati të luajnë sërish për Reds. Lajmin e ka bërë të ditur vetë trajneri gjerman i skuadrës së Merseyside, duke konfirmuar se "djemtë që ishin në izolim janë kthyer. Thiago ishte i fundit dhe që prej ditës së djeshme është duke u stërvitur sërish me skuadrën".

Liverpool pa ti shtyhej ndeshja e Boxing Day kundër Leeds, për shkak të shumë rasteve të Covid-19 në rradhët e kundërshtarit, por edhe ekipi i Klopp kishte disa probleme në skuadër, ende e paplotësuar plotësisht: “Ne kemi një nga lojtarët e rinj dhe dy anëtarë të stafit, që ende janë në izolim - shtoi Klopp -. Çdo mëngjes është paksa si një lloj llotarie. Të shpresojmë që gjithçka të shkojë mirë... Kjo është situata aktuale, por për pjesën tjetër gjithçka është në rregull".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI