Flash

Në Kosovë konfirmohen rastet e para me Omicron

Lapsi.al 27 December 2021
Në Kosovë konfirmohen rastet e para me Omicron

Pas Shqipërisë edhe autoritetet shëndetësore në Kosovë raportuan mbëmjen e së dielës se varianti Omicron i koronavirusit ka hyrë në vend. Në një njoftim të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës thuhet se nga 22 mostra pozitive në SARS-CoV-2, të periudhës kohore 15 deri 25 dhjetor 2021 të cilat u dërguan për ekzaminim në Gjermani, janë konfirmuar 9 raste me Omicron.

Sipas institutit, dy raste janë të importuara nga Shtetet e Bashkuara, dy nga Mbretëria e Bashkuar, një nga Franca dhe katër raste me variantin Omicron të detektuar janë në komunën e Mitrovicës, të cilët mohojnë historinë e udhëtimit dhe se kanë pasur kontakte me dikë nga jashtë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI