Flash

Futbolli humb një tjetër Maradona: infarkti i merr jetën Hugos, vëllait të Diegos

Lapsi.al 28 December 2021
Futbolli humb një tjetër Maradona: infarkti i merr jetën Hugos,
Hugo Maradona, vëllai i Diego Armando Maradonës, humbi jetën në moshën 52-vjeçare për shkak të arrestit kardiak. Ngjarja ndodhi në shtëpinë e tij në zonën Flegrea, në Monte di Procida, në provincën e Napolit. Ka qenë e kotë ndërhyrja e punonjësve shëndetësorë të urgjencës, të cilët arritën vetëm të konstatonin vdekjen. Ndarja nga jeta e Hugo Maradonës, vjen një vit pas vdekjes së Diego Armandos, që ndodhi më 25 nëntor 2020 në Argjentinë. Vëllai më i vogël i Diegos, Hugo gjithashtu filloi një karrierë si futbollist në një moshë shumë të re, por ai nuk arriti të depërtonte në elitë si Pibe de Oro. Në moshën 18-vjeçare, Napoli e bleu atë dhe e dërgoi menjëherë në huazim te Ascoli, në atë kohë i impenjuar në Serie A. Prej andej një seri e gjatë lëvizjesh: Rayo Vallecano në Spanjë, Rapid Vjenë, Botërori U-16 me Argjentinën në Kinë, më pas përvoja në Venezuelë dhe Japoni përpara se të kthehej në Napoli për t'u tërhequr, për t'iu përkushtuar futbollit të të rinjve dhe për të filluar aventurën si trajner në ekipet e vogla.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI