Flash

Hull City, gati 10 milionë euro për Muriqin: kosovari nuk dëshiron të zbresë në Championship

Lapsi.al 28 December 2021
Hull City, gati 10 milionë euro për Muriqin: kosovari nuk

Nuk arriti të tregojë kurrë vlerat e tij në Serie A. Kështu, e ardhmja e Verdat Muriqit te Lazio tashmë është e vulosur dhe, sipas Il Messaggero, klubi i Lotitos është në kërkim të zgjidhjes së duhur për ta shitur sulmuesin e kombëtares së Kosovës në një kohë të shkurtër. Për momentin, oferta e vetme për sulmuesin ka ardhur nga Hull City, i cili ka vënë në tavolinë 10 milionë euro, për kartonin e qendërsulmuesit, por lojtari nuk është i bindur nga destinacioni dhe do të preferonte të rikthehej në Turqi.

Lazio edhe në këtë rast do të humbiste 8 milionë euro, në krahasim me shifrën që shpenzoi për ta sjellë ish-lojtarin e Teutës e Besës në Olimpico nga Fenerbahce. Gjithësesi, kosovari nuk mendon të zbresë në Championship dhe me një ekip si Hull, në vendin e 19 me 23 pikë pas 23 pikësh, që praktikisht të paktën për këtë sezon nuk ka shanse të luajë për gjëra të rëndësishme. E kështu, më mirë në Turqi, por aty askush nuk duket i bindur për të rimarrë sulmuesin, të paktën jo për cmimin që ofron Hull.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI