Flash

Tiranë/ Arrestohen pesë persona për vepra të ndryshme penale

Lapsi.al 28 December 2021
Tiranë/ Arrestohen pesë persona për vepra të ndryshme penale

Pesë persona, kanë rënë në pranga nga Policia e Tiranës për vepra penale ‘Dhunë në familje’, “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”, si edhe drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Uniformat blu bëjnë me dije se janë arrestuar 30-vjeçari M.H., pasi ka dhunuar bashkëshorten dhe një 65-vjeçar me inicialet I.M., i cili ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht shtetasin E.K.

Gjithashtu në pranga ka rënë 24-vjeçari A.B., për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”, pasi ka blerë një motomjet të vjedhur.

Ndërsa një 19-vjeçar me inicialet A.B., u arrestua pasi nuk kishte leje drejtimi dhe më pas nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar.

 

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., 45 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI