Flash

Elektriçisti humbi jetën, arrestohet përgjegjësi në Memaliaj

Lapsi.al 29 December 2021
Elektriçisti humbi jetën, arrestohet përgjegjësi në

Policia ka arrestuar drejtuesin e punimeve të OSSH Memaliaj, pasi ditën e djeshme dy elektriçistë ranë në kontakt me rrymën elektrike, ndërsa njëri prej tyre humbi jetën.

Agron Manaj humbi jetën në spitalin e Traumës në Tiranë. Sakaq, uniformat blu bëjnë të ditur se është arrestuar A. Zh., 51 vjeç, banues në Memaliaj, me detyrë drejtues i punimeve të grupit të OSSH Memaliaj.

Ditën e djeshme gjatë riparimit të linjës elektrike në fshatin Çërrilë, Memaliaj, dyshohet se për shkak të moskryerjes së kontrollit dhe mungesës së monitorimit në punën e elektricistëve, janë dëmtuar dy elektricistë.

"Arrestohet në flagrancë drejtuesi i punimeve të OSSH Memaliaj, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin A. Zh., 51 vjeç, banues në Memaliaj, me detyrë drejtues i punimeve të grupit të OSSH Memaliaj, pasi ditën e djeshme, gjatë riparimit të linjës elektrike në fshatin Çërrilë, Memaliaj, dyshohet se për shkak të moskryerjes së kontrollit dhe mungesës së monitorimit në punën e elektricistëve, janë dëmtuar dy elektricistë, shtetasit  A. H. dhe A. M. Ky i fundit ka ndërruar jetë pas disa orësh, në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI