Flash

Kultivonte dhe shiste lëndë narkotike, arrestohet 25-vjeçari në Tiranë

Lapsi.al 29 December 2021
Kultivonte dhe shiste lëndë narkotike, arrestohet 25-vjeçari

Policia e Tiranës ka arrestuar një 25-vjeçar, ndërsa ka shpallur në kërkim një tjetër person, pasi akuzohen për prodhim dhe shitja e narkotikëve. Autoritetet bëjnë me dije se në pranga ka rënë 25-vjeçari i identifikuar me inicialet N. S., banues në Baldushk, ndërsa në kërkim është shpallur I. Sh., 39 vjeç. Sipas policisë, gjatë operacionit të koduar “Baldushku”, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 kg e 200 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Në vijim të kontrollit, në banesën e shtetasit I. Sh., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një dorezë metalike (përforcues grushti), doreza plastike dhe maska. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi kultivonin bimë narkotike në zona malore në fshatin Baldushk, e përpunonin dhe e shisnin lëndën narkotike te blerës të ndryshëm, kundrejt pagesës 700 euro një kilogram.

Policia vijon punën vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI