Flash

Mbappè trondit Real Madrid: "Doja të shkoja, por tani mendoj vetëm ta mposht në Champions"

Lapsi.al 29 December 2021
Mbappè trondit Real Madrid: "Doja të shkoja, por tani mendoj

"Nëse do të largohem nga PSG? Sigurisht jo në janar. Me 100% do ta përfundoj këtë sezon me ekipin tim aktual". Kështu ka deklaruar në Dubai, ku mori çmimin ‘Globe Soccer Awards’, Kylian Mbappè, i intervistuar nga CNN, në përgjigje të një pyetjeje për të ardhmen e tij dhe interesimin e Real Madridit për të. "Unë do të jap gjithçka që kam për të fituar Ligën e Kampionëve, kampionatin dhe kupën - tha Mbappè -. E gjithashtu për t'u dhënë lumturi tifozëve, sepse ata e meritojnë. Kam qenë i sinqertë. Qëndrimi te PSG? Bëra atë që kisha në zemër dhe jam i lumtur që qëndrova, ky është edhe qyteti im, Parisi është vendi ku kam lindur dhe jam rritur. Tani dua të fitoj gjithçka këtë sezon."

Sipas kampionit të botës në 2018-ën, "të luash për PSG, është një ndjesi e pabesueshme, luan dhe e bën me familjen dhe miqtë në krah. Është një kënaqësi e madhe t'u them miqve të mi që luaj me Messin. Zbavitemi ta shohim atë në Paris. Është një moment fantastik në historinë e futbollit”. Duket sikur tani djaloshi i artë i futbollit francez nuk mendon më për Real Madrid, klub në të cilin insistoi me forcë të shkonte. "E vetmja gjë që kam në mendje është të mundim Real Madrid në shkurt dhe mars - u përgjigj francezi, duke iu referuar ndeshjes së dyfishtë të Champions League -. Duhet të jemi gati. Është koha. Është pjesa më e rëndësishme e sezonit. Sigurisht që tani duam të bëjmë një hop cilësor. Kemi dy vite që shkojmë në finale, në gjysmëfinale, por tani duam të fitojmë". “Megjithatë, nuk jam penduar për atë që thashë verën e kaluar – shtoi ai – se do të kisha dashur të shkoja te Real: u tregova i sinqertë, thashë atë që ndjeva në atë moment”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI