Flash

Papa Françesku: Mos t’i mbyllim sytë para emigrantëve, është skandal social

Lapsi.al 29 December 2021
Papa Françesku: Mos t’i mbyllim sytë para emigrantëve,

Papa Françesku dha një mesazh të fortë solidariteti për emigrantët. Papa i krahasoi vuajtjet e tyre me ato të familjes së shenjtë të Jezusit, duke e konsideruar zhvendosjen “një skandal i njerëzimit”. Për këtë situatë, Papa Françesku fajësoi tiranët e së shkuarës dhe të tashmes, të cilët u bënë si ujqër për njerëzit.

“Ne duhet të lutemi për të gjithë emigrantët, të persekutuarit dhe të gjithë ata që janë viktima të rrethanave të pafavorshme, qoftë politike, historike apo personale. Ne mendojmë për viktimat e shumta të luftërave që dëshirojnë të largohen nga vendi i tyre, por nuk munden, mendojmë për emigrantët që marrin rrugët e lirisë dhe shumë prej tyre përfundojnë në mes të rrugës ose vdesin në det. Mendojmë për Jezusin duke ikur ne krahët e Shën Jozefit dhe Marisë shohim në të çdo emigrant të sotëm. Migrimi është një realitet i sotëm ndaj të cilit nuk mund të mbyllim sytë, është një skandal social i njerëzimit”, u shpreh Papa Françesku.

Papa Françesku vazhdimisht ka shpërndarë mesazhe dhe thirrje ndaj qeverive të botës që të mbrojnë dhe strehojnë emigrantët.

Të këshilluara

Një tërmet i fuqishëm lëkund Kretën

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.5 i shkallës Rihter është regjistruar në orët e para të mëngjesit në ishullin grek të Kretës. Sipas Institutit të Gje...

08:26

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI