Flash

Rinovimin e Milan me Theo Hernandez e prish Chelsea: Tuchel bën sondazhin për francezin

Lapsi.al 29 December 2021
Rinovimin e Milan me Theo Hernandez e prish Chelsea: Tuchel bën sondazhin

Sondazhi i Chelsea për Theo Hernandez nuk është se ka patur sukses, në kohën kur Milan e ka refuzuar me shpejtësi. Mbrojtësi i majtë është i pashitshëm për kuqezinjtë, nëse nuk ka oferta monstruoze dhe të parefuzueshme. Gjë që për momentin britanikët nuk duken të gatshëm ta bëjnë. Maldini dhe Massara, në këtë pikë, po punojnë për të rinovuar kontratën me francezin, një nga më të mirët në rolin e tij, që skadon në vitin 2024. Synimi është ta sigurojnë atë me një zgjatje në kohë dhe një rritje të konsiderueshme të pagës.

Theo Hernandez nuk po shkëlqen këtë sezon, edhe për shkak të Covid-19, por megjithatë mbetet një pjesë e çmuar e kuqezinjve. Sirenat e merkatos nuk e shqetësojnë shumë klubin, sepse vullneti i mbrojtësit të krahut është të qëndrojë në Milano, por në çdo rast rinovimi është i nevojshëm për ta siguruar atë, në kohën kur një thirrje nga kampionët e Europës mund të jetë edhe joshëse me zhurmë milionash. Synimi i Milan është të arrijë të nënshkruajë me Theon deri në vitin 2026 me 4 milionë euro, dyfishin e pagës vjetore aktuale.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI