Flash

Pagat fiktive/ Rama paralajmëron: Afat deri në 20 Janar ose hetoheni për evazion

Lapsi.al 30 December 2021
Pagat fiktive/ Rama paralajmëron: Afat deri në 20 Janar ose hetoheni

Në konferencën e fundvitit me gazetarët, kryeministri Edi Rama u ndal dhe te skandali i publikimit të pagave. Kreu i qeverisë tha se personi që ka publikuar të dhënat do të përgjigjet para ligjit.

“Me pagat ka ndodhur së fundmi një ngjarje shumë e shëmtuar dhe shqetësuese. Pjesa kriminale e ngjarjes është një pjesë që i takon prokurorisë. Ajo po heton në mënyrë intensive. Uroj dhe kam arsye të besoj se do të kemi rezultate. Kush e ka bërë do të përgjigjet para ligjit.”, tha Rama.

Ndër të tjera, kreu i qeverisë foli edhe për një fenomen që doli nga ky skandal. Rama u shpreh se 20 Janari është afati i fundit për këto kompani që nuk deklarojnë të plota pagat e punonjësve që të bëjnë deklarimet e reja, në të kundërt ndaj tyre do të fillojnë hetimet për evazion fiskal.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI