Flash

Pavan, betejën më të vështirë e ka në krah të të birit 6 vjeçar: "Do t'i dhuroj palcën"

Lapsi.al 30 December 2021
Pavan, betejën më të vështirë e ka në krah të

Simone Pavan po lufton betejën më të ashpër: atë në krah të djalit të tij 6-vjeçar Leonardo, i cili u diagnostikua me leucemi mbi një vit më parë. Ish-lojtari i Atalantës, Sampdorias, Venecias dhe Modenës është larguar nga pankina e Vis Pesaros për t'i kushtuar shpirt e zemër fëmijës së tij, duke vendosur që t'i nënshtrohet tani edhe procedurës së marrjes së palcës së kockës, për tia dhuruar djalit të tij të sëmurë: "Kimioterapia ishte shkatërruese, Leonardo ka nevojë për mua dhe u përfshiva pa e menduar fare - tha Pavan për 'Corriere della Sera' - Mjekët na shpjeguan gjithçka dhe për sa më përket mua nuk kisha asnjë dyshim".

“Jeta më ka vënë përpara një prove shumë të vështirë, por forca vjen nga familja ime, më e bashkuar se kurrë”, shtoi Pavan, i cili u tha jo dy ofertave për punë: “Si mund të bëja në një situatë të tillë të hidhesha me mish e me shpirt në profesionin tim? Në këtë moment mendoj vetëm për Leonardon”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI