Flash

Të fshehura në ngarkesat me banane, sekuestrohet 1.6 ton kokainë në portin e Roterdamit

Lapsi.al 30 December 2021
Të fshehura në ngarkesat me banane, sekuestrohet 1.6 ton kokainë

Një sasi e konsiderueshme lënde narkotike është sekuestruar nga policia  holandeze e fshehur në një ngarkesë me banane dhe çimento në portin e Roterdamit.

Mediat e huaja bëjnë me dije se më shumë se 1.6 ton kokainë, me një vlerë rreth 127 milionë euro, ishte fshehur në tre kontejnerë që mbërritën në portin më të madh të Evropës.

“Kontenieri i parë erdhi nga Ekuadori dhe ishte i ngarkuar me banane të destinuara për një kompani në Barendrecht, afër Roterdamit. Droga në kontejnerin e dytë u gjet në një ngarkesë me kokrra kakao, gjithashtu nga Ekuadori, por që kishte kaluar tranzit nëpër Kolumbi dhe më pas kishte mbërritur përmes Antwerp-it”, kanë thënë autoritetet holandeze.

Një kontejner i tretë, i ngarkuar me çimento për në Portugali, përmbante pesë çanta sportive plot me drogë. Ndërkohë kujtojmë se këtë vit janë rritur shumë sekuestrimet e lëndëve narkotike në portin e Roterdamit,  një ndërportat kryesore të Evropës për drogën.

Të këshilluara

Mjegulla mbulon Fierin e Fushë Krujën

Disa qytetet të vendit, përfshirë Tiranën, Fieri dhe Fushë-Krujën janë përfshirë nga mjegulla e dendur. Mëngjesin e sotme mjegulla e dendur nga Thumana deri ...

09:00

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI