Flash

Vdekja e elektriçistit, Gjykata lë të lirë drejtuesin e punimeve të OSSH-së

Lapsi.al 31 December 2021
Vdekja e elektriçistit, Gjykata lë të lirë drejtuesin e

Drejtuesi i punimeve të grupit të OSSH në Memaliaj Altin Zhupa është liruar sot në sallën e gjyqit pas arrestimit dy ditë më parë me akuzën e shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë. Arrestimi erdhi disa orë pas humbjes së jetës së Agron Manajt, 55 vjecarit elektricist i OSHEE në Tepelenë teksa ra në kontakt me linjën e tensionit të lartë gjatë një inspektimi rutinor. Viktima ka qenë nën shoqerinë e kolegut Adriatik Hasimi dhe ky i fundit ishte i pari që e gjeti të pajetë të shtrirë përdhe.

Nisur nga provat e mbledhura nga grupi hetimor si dhe nga ekspertiza në vendngjarje e Inspektoriatit Shtetëror Teknik dhe Industrial nga Tirana, hoqi përgjegjesine direkte të Altin Zhupes por jo tërësisht pa përgjegjesi për atë që ndodhi. Kjo u reflektua edhe në kërkesën e prokurorit Julijan Çafka i cili kërkoi masën e arrestit “Detyrim Paraqitje” çka u mbështet edhe nga kryesuesja e seancës gjyqësore Blerta Çibuku.

Të këshilluara

Policia arreston 7 persona në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar gjatë orëve të fundit shtatë persona. blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se të arrestuarit akuzohen për vepra të ndryshme penale. ...

10:01

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI