Flash

Izraeli sulmon me raketa në Rripin e Gazës

Lapsi.al 2 January 2022
Izraeli sulmon me raketa në Rripin e Gazës

Avionët ushtarakë të Izraelit kanë goditur caqe të militantëve në Rripin e Gazës më 1 janar, pasi disa raketa ishin hedhur nga enklava palestineze, thanë burimet dhe ushtria.

Më 2 janar, ushtria izraelite tha në Twitter se sulmi me raketa kundër caqeve të militantëve në territorin e kontrolluar nga Hamasi, ishte në kundërpërgjigje të dy raketave të lëshuara nga Rripi i Gazës, që ranë në Detin Mesdhe, afër Tel Avivit.

“Teksa fishekzjarrët ndriçuan qiellin për të shënuar Vitin e Ri në mbarë botën, një tjetër lloj zjarri erdhi nga Gaza – raketa terroriste të hedhura drejt Izraelit”, thanë Forcat e Mbrojtjes së Izraelit.

Ushtria izraelite tha se u kundërpërgjigj duke goditur një ndërtesë për prodhimin e raketave që përdoret nga Hamasi. Ende nuk ka raportime për viktima.

Po ashtu është e paqartë nëse raketat e hedhura nga Gaza kishin për qëllim të godisnin ndonjë cak në Izrael.

Përveç një incidenti në muajin shtator të vitit të kaluar, nuk ka pasur sulme me raketa që prej se një armëpushim i dha fund konfliktit 11-ditor ndërmjet Izraelit dhe Hamasit në muajin mars, kur Hamasi hodhi raketa në drejtim të Izraelit.

Organizata militante palestineze, Hamas, cilësohet grup terrorist nga Izraeli, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. /REL

Të këshilluara

20-vjetori i futjes në përdorim të euros

Më 1 Janar 2002 dymbëdhjetë vende të BE-së futën në përdorim euron. Përveç Gjermanisë kjo monedhë u bë monedhë zyrtare edhe në Belgjikë, Finlandë, Francë, Greqi...

21:11

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI