Flash

Në tribunë për shkak të intervistës: Tuchel mendon të përjashtojë Lukaku pas fjalëve që krijuan polemika

Lapsi.al 2 January 2022
Në tribunë për shkak të intervistës: Tuchel mendon

Thomas Tuchel nuk i pëlqyer fjalët e fundit të Romelu Lukakut dhe e bëri të ditur këtë në një konferencë për shtyp të premten: “Nuk më pëlqejnë dhe nuk na ndihmojnë”. Por për sulmuesin belg problemet mund të mos ketë përfunduar këtu, pasi burime të ndryshme nga Anglia raportojnë sesi acarimi i trajnerit gjerman mund të çojë në një përjashtim të bujshëm të lojtarit për ndeshjen ndaj Liverpool. Një zgjedhje e gjermanit edhe për të mbrojtur grupin dhe rregullat e brendshme të dhomave të zhveshjes së Chelsea.

Në fakt intervista e polemikës nuk ka qenë e autorizuar nga Blues, të cilët u vunë në dijeni vetëm pasi u publikua. Dhe pavarësisht dy golave në dy ndeshjet e fundit, Lukaku mundi ta ndjekë ndeshjen delikate të pasdites nga tribuna.

Tuchel është duke u menduar, sepse nga njëra anë do të dëshironte të ndëshkonte sjelljen e sulmuesit, nga ana tjetër ai e di se - minus 11 nga Manchester City - pa tre pikë kundër Reds gara e Premier League do të mbyllej praktikisht: një vendim për qendërsulmesin do të merret në minutën e fundit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI