Flash

Nga pushimet në Marbella, Haaland zbulon skuadrën e re: "Vitin tjetër do luaj këtu, në Spanjë"

Lapsi.al 2 January 2022
Nga pushimet në Marbella, Haaland zbulon skuadrën e re: "Vitin
Borussia Dortmund i kishte kërkuar Erling Haaland që të jepte një përgjigje për të ardhmen e tij brenda një kohe të shkurtër dhe ai i ka lënë të kënaqur. Ndoshta jo në të vërtetë në kuptimin e parë të fjalës, por duke iu përgjigjur kërkesës së tyre. Sulmuesi norvegjez është treguar tepër i drejtëpërdrejtë, pa e fshehur fare destinacionin e tij të ardhshëm, gjatë pushimeve të fundvitit në Marbella. Për disa tifozë që e njohën dhe e pyetën se ku do të luante sezonin e ardhshëm, gjiganti bjond i lindur në Leeds nuk përdori lojë fjalësh. "Do të luaj këtu, në Spanjë”, ka thënë ai siç raporton “As”. Në fakt, është një konfirmim i asaj që të gjithë e dinë prej muajsh. Haaland do të veshë fanellën e Borussia Dortmundit deri në fund të sezonit dhe, më pas, do të largohet nga Bundesliga. Drejtimi për të ardhmen është Real Madrid, i vetmi klub në La Liga që mund të paguajë klauzolën shumëmilionëshe të vendosur nga menaxheri i tij Mino Raiola dhe klubi verdhezi.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI