Flash

“Nuk ka ditë pushimi”: Theo, Tomori e Diaz stërviten në ditën e lirë të Milan

Lapsi.al 2 January 2022
“Nuk ka ditë pushimi”: Theo, Tomori e Diaz stërviten
Stefano Pioli i kishte dhënë Milanit një ditë pushim në natën e Vitit të Ri, por disa lojtarë duke përfshirë Theo Hernandez, Fikayo Tomori dhe Brahim Diaz janë paraqitur në Milanello për t'u stërvitur edhe në ditën e tyre të lirë. “Nuk ka ditë pushimi” shkruan francezi në Instagram teksa pozon me shokët e skuadrës: shenjë e lidhjes me ngjyrat kuqezi dhe dëshiraës për t'u rikthyer shpejt në formë drejt rifillimit të kampionatit, ku të enjten vjen Roma. Për më tepër, prezenca e mbrojtësit anglez është një lloj përgjigje ndaj zërave të qarkulluara në orët e fundit në rrjetet sociale për pozitivitetin e mundshëm në tamponet e kryera të Tomorit: kështu alarmi është shuar mbi diçka që, megjithatë, duhet theksuar, shoqëria kuqezi nuk e kishte konfirmuar kurrë. Së bashku me ata të tre, sidoqoftë, janë prezantuar edhe Ibrahimovic e Florenzi.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI